Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Aktualitet

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në Greqi, arrestohen dy

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 32 vjeç.

Nga policia greke është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar 39 vjeç. Veç drogës dhe dy mjeteve, janë sekuestruar gjatë operacionit edhe 1 celular, 1 karte SIM dhe 120 euro.

 

ME TE LEXUARAT