Sekuestrohen 202 kg kokainë me vlerë mbi 15 mln euro në varrezat e Milanos! Arrestohen tre shqiptarë
Një sasi rekord droge është kapur në Milano të Italisë, ku u gjetën 142 kg kokainë Brenda katër makinave të parkuara në parkingun e varrezave.
Ky është rezultati i operacionit të kryer nga Karabinierët e Vimercate, i cili çoi në arrestimin e dy personave në zonën Agrate, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 37 vjeç.
Ndërkohë, një shqiptar i tretë u arrestua teksa lëvizte me një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramësh kokainë, e cila u sekuestrua duke e çuar në total mbi 200 kilogramë kokainë një vlerë të paçmueshme në treg.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në kuadër të të njëjtit operacion, u kryen kontrolle Brenda banesave të të arrestuarve, ku u gjetën para, të cilat u sekuestruan bashkë me kokainën dhe mjetet e shqiptarëve.
Nga një vlerësim i përafërt shkruajnë mediat italiane, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro.