Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Durrës, kamioni me hekur kishte destinacion Italinë, si u zbulua...

Aktualitet

Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Durrës, kamioni me hekur kishte

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 300 kg kokainë që u sekuestruan sot në portin e Durrësit. Droga u gjet në një kamion që vinte tranzit nga Maqedonia e Veriut në Durrës dhe që destinacion kishte Italinë. Po ashtu bëhet e ditur se ditën e sotme drejtuesi i mjetit, shtetasi Nafiz. A, nga Maqedonia e Veriut, kishte hyrë në vendin tonë nga Qafë-Thana dhe nesër do të nisej drejt Italisë.

Por gjatë kontrollit në vijën e dytë të pikës kufitare të Portit u vu re diçka e dyshimtë në trupin e mjetit, i cili më pas iu nënshtrua kontrollit të imtësimshëm. Pasi u shkarkua malli, ngarkesë hekuri e cila do të shkonte drejt Italisë, në trupin e mjetit u gjetën 40 pako, të cilat ishin ambalazhuar me logon e 6 kompanive të ndryshme, që nga skuadra e basketbollit e deri tek firma të njohura të modës.

Aktualisht vijon puna për peshimin e sasisë së drogës, ndërsa deri më tani thuhet se janë 300 kg kokainë. Ndërkohë, shoferi i cili tashmë është arrestuar, gjatë momentit të ndalimin ai është shprehur i habitur se nuk kishte dijeni për drogën. Nga ana tjetër pritet që shoferi të merret në pyetje në prani të një përkthyesi të certifikuar, pasi ai nuk flet shqip. Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikimit të drogës.

ME TE LEXUARAT