“S’e nxore ti pronarin tim jashtë dhe…”?! Shoku përballet me vajzën që dashuronte Martin Çeço, e reja zbulon të vërtetën e forte

Aktualitet

“S’e nxore ti pronarin tim jashtë dhe…”?! Shoku

Të vërteta dramatike dalin në dritë mbi vrasjen makabre të 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit nga disa persona, ku shkak i krimit dyshohet se 18-vjeçare e quajtur si Tina Pajollari, e cila dyshohet se kishte krijuar lidhje paralele me viktimën dhe njërin prej autorëve.

Shoku i ngushtë i të ndjerit Çeço, Rezart Dokolli, zbulon detaje tronditëse, duke treguar ndjenjat e Martinit për vajzën nga fshati Goskovë, e cila punonte te byrektorja në Korçë.

Emisioni “Uniko” e përball shokun e Martinit me vajzën, që siç pretendon ai, 26-vjeçari kishte ndjenja për të dhe kishte shkuar edhe në fshat, ku ishte takuar me babanë e saj. Por, përballja me babanë dhe vajzën zbulon të tjera detaje, pasi vajza rrëfen një tjetër të vërtetë, në sytë e Rezart Dokollit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por, ajo që mbetet ende mister është, nëse vajza që Martini dashuronte quhej Tina Pajollari apo Bora, pasi është zbuluar se vajza që punonte në byrektore thirrej me emrin Bora.

Rezarti: Kjo vajza e Goskovës punonte aty, ishte tek akulloret.
Gazetari: Këtë vajzën e ke parë ndonjëherë?

Rezarti: Po, kjo ishte aty tek akulloret. Këtë vajzë erdhëm për të takuar, por unë nuk kam folur ndonjëherë me të. E sigurt që s’kam folur me të.
Ndërhyn vajza: E sigurt që s’ke folur me mua? Ka folur me mua, unë e njoh, ai vinte te puna ime. S’më ke thënë ti mua që të më bëje një pyetje? Nuk i ke thënë ti pronarit tim për mua? Unë ty të njoh, edhe pronari im të njeh. 

Unë kam qenë duke pastruar tavolinën, kur më the “të të bëj një pyetje”. “Po”, të thashë, dhe më the “lëre, lëre”. Pastaj ka nxjerrë pronarin tim jashtë dhe i ka thënë “ajo vajza më pëlqen mua”.

Babai i vajzës: Unë as nuk e njoh fare këtë djalë, ma hiq që këtu.
Rezarti: Një sekondë, se unë kam një audio.

 

ME TE LEXUARAT