Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

Aktualitet

Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në

Pesë persona , tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia këtë të premte në mengjes në Itali si të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri ,  në 18 gusht të 2022 në këtë vend.

Operacioni u krye nga karabinierët e komandës provinciale të Pizës në sinergji me policinë e shtetit shqiptar. Gjyqtari hetues i gjykatës së Pizës, me kërkesë të prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për pesë të arrestuarit.

Ata akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje armësh dhe trafik targash. Ne mesin e te prangosurve si pasoje e bashkepunimit te autoriteteve italiane dhe shqiptare eshte edhe Shkelzen Keçi, qe dyshohet se eshte porositesi i vrasjes se Elson Kalavarit, pasi ky i fundit i kishte vrare vellain vite me pare pas nje sherri ne nje klub nate ne Shqiperi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bazuar në atë që u shpjegua nga Karabinierët, ben te ditur, La Nazione, ajo që ndodhi në Sasso Pisano të Italisë verën e vitit të kaluar ka qënë një “vrasje e dhunshme” e paramenduar nga një prej të dyshuarve, me kombësi shqiptare, i cili, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij “punësoi” fizikisht një grup vrasësish me pagesë me kombësi italiane në zonën e Campania me qëllim vrasjen e Elsen Kalaverit.

36-vjecari u zu në kurth pasi u pre në besë nga një tjetër bashkëatdhetar i tij shqiptar që e therriti në një pyll të vogël në Castelnuovo Val di Cecina, aty ku edhe u gjet I vdekur brenda në mjet.

Viktima ishte qëlluar me 15 plumba.

 

Në vitin 2014 Elson Kalavari vrau fqinjin e tij në Thumanë të Krujës, Gentian Keci, mirëpo ai u justifikua duke e quajtur vetembrojtje. 8 vjet më vonë, thone mediat italiane, hakmarrja në Itali ndaj tij. E nisur pikërisht nga logjika e hakmarrjes, operacioni u konsiderua “Kanun” nga policia italiane./ La Nazione

ME TE LEXUARAT