Safet Bajri, kallëzim në SPAK: Po vendosin gjoba në emrin tim!
“I forti i Shkodrës”, banesa e të cilit u kontrollua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar një kallëzim, ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat që i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale.
“Po më cenohet reputacioni”, është shprehur Bajri.
Top Channel mëson se kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga avokati i tij, Sokol Tahiraj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Safet Bajri ishte një ndër personat që u shoqërua në polici, pas atentatit me tre viktima në Shkodër. Vetë ai, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen, ndonëse dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Pasi është pyetur, Bajri është lënë i lirë. Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj Bashkim Basha.