Kreu i policisë i përgjigjet Berishës: Gerti Shehu nuk është agjenti ynë

Aktualitet

Kreu i policisë i përgjigjet Berishës: Gerti Shehu nuk

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, 31-vjeçari Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.

Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe nuk është përdorur as si i infiltruar.

Ai theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndet5it mendor, mediave ju është vënë në dispozicion nga vetë familjarët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Në lidhje me deklarata e Berishës i cili deklaroi se Gert Shehu është agjent i Policisë kriminale, sqarojmë se shtetasi Gert Shpëtim Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit.

Ai nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar nga policia. Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij.

Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha Rrumbullaku.

ME TE LEXUARAT