Shqipëria drejt mbylljes? Zbulohen vendimet që do marrë Komiteti i Ekspertëve nga rritja e rasteve me Covid

Aktualitet
Shqipëria drejt mbylljes? Zbulohen vendimet që do marrë Komiteti
Ilustrim i karantinës/ Ushtria në rruge

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që ditën e nesërme të nxjerrë masat e reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Është hedhur ideja për një karantinë dy javore, por që pritet të konfirmohet ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një ide tjetër është dhe zgjerimi i orës policore nga 20:00-06:00 në 18:00-06:00, gjithashtu pritet karantinë totale në fundjavë.

Shkak për masat ekstreme që priten të konfirmohen ditën e enjte nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është rritja e rasteve të reja me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u konfirmuan 1021 raste të reja me koronavirus dhe 19 humbje jete citon faxweb.

ME TE LEXUARAT