Rriten pagat e arsimtarëve, Manastirliu: Nga sot rreth 30 mijë arsimtarë e kanë rrogën 950 euro
Mbi 30 mijë mësues do të marrin më shumë para duke filluar nga dita e sotme, 1 gusht. Lidhur me këtë ka folur së fundmi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila tha se tanimë është një premtim i mbajtur rritja e pagës së mësuesve e cila shkon 950 euro mesatarisht .
“Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha Manastirliu për Top Channel, duke theksuar më tej se të tjera ndyrshime do të ketë, sa i përket planit të ri të zhvillimit profesional dhe karrierës që ka si qëllim investimin jo vetëm financiar te arsimtarët.
“Të përfitojnë më shpejt kualifikimin e tyre si mësues të specializuar, kualifikuar apo mësues mjeshtër, e nga ana tjetër rrisim pagesën për kualifikimet e tyre duke siguruar trajnimin e tyre gjatë gjithë karrierës. Pikërisht rritja e pagave, sistemi i ri i zhvillimit profesional, kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës, demonstron angazhimin që kemi marr për të rritur dinjitetin e mësuesit e për ta bërë këtë profesion më të kërkuar”, u shpreh ministrja.