Rrëzimi i tendës së kalçetos i shkaktoi vdekjen, 22-vjeçari nipi i deputetit të PD-së, prekëse fjalët e tij

Aktualitet

Rrëzimi i tendës së kalçetos i shkaktoi vdekjen,

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar për humbjen tragjike të nipit të tij, Armando Kazma pasi era e fortë e një kalçetoje në Sarandë, rrëzoi hekurat e fushës duke zënë poshtë 22-vjeçarin.

Deputeti demokrat i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjete sociale, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nipit.

Postimi i Luan Baçit në Facebook:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin! Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer! Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne! Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone! Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes! Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej! Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme! Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50 në një kalçeto në zonën e quajtur “Ura e Gajdarit”.

Fillimisht 22-vjeçari u plagos për shkak të goditjes nga mbajtëset e mbulesës së kalçetos të cilat fluturuan në ajër për shkak të një stuhie të fortë.

Ai u transportua në spitalin e qytetin, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

 

ME TE LEXUARAT