Rrëshqitje gurësh dhe dherash në Lezhë-Ungrej, izolohen banorët e 9 fshatrave

Aktualitet

Rrëshqitje gurësh dhe dherash në Lezhë-Ungrej, izolohen

Reshjet e shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin rrugor Lezhë-Ungrej.

Mësohet se rreth 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje të tokës duke izoluar totalit banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative.


Ne atë zonë raportohet nga banoret se ka patur edhe here te tjera rrëshqitje te tokës duke izoluar qindra banore te këtyre fshatrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku në disa zona ka pasur edhe probleme me përmbytjet.

ME TE LEXUARAT