Rrëmuja gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Hodhën flakadanë në fushë, nis hetimi për 6 persona

Aktualitet

Rrëmuja gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Hodhën

Blutë e Tiranës kanë arritur të identifikojnë personat përgjegjës për rrëmujën gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Sipas bluve ka nisur hetimi për 6 persona që hodhën flakadanë në fushën e blertë dhe ushtruan veprime të dhunshme.

Tiranë Ushtruan veprime të dhunshme, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, identifikohen dhe procedohen penalisht 6 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin “Air Albania”, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT