Rreh familjen dhe del lakuriq në Tiranë, policia kthen në spital 37-vjecarin

Aktualitet

Rreh familjen dhe del lakuriq në Tiranë, policia kthen në spital

Policia reagoi lidhur me ngjarjen e publikuar ne mediat sociale sot ku nje shtetas ka dale pa rroba lakuriq mes permes Tiranes.

Policia theksoi se behet fjale per nje shtetas me probleme te shendetit mendor i cili pasi ka dhunuar familjaret ka ikur nga banesa i zhveshur. 

Autori i ngjarjes mesohet se eshte derguar ne spitalin psikiatrik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:

Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën "Mujo Ulqinaku", një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale "Dhuna në familje".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT