Rregullorja, si do përgatiten tezat e provimeve. Përzgjedhja e pyetjeve përmes teknologjisë dixhitale

Aktualitet

Rregullorja, si do përgatiten tezat e provimeve. Përzgjedhja e

Përcaktohen rregulla të reja, lidhur me përgatitjen e testeve të Maturës. Mbi bazën e një vendimi të marrë nga Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA-ja) do të ngrejë grupet sipas lëndëve, për hartimin e fondit të pyetjeve, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe rregullores së brendshme të institucionit.

Anëtarët e grupeve lëndore në kontratën që nënshkruajnë me QSHA-në marrin përsipër të ruajnë sekretin e hartimit të fondit të pyetjeve dhe të mos jenë në konflikt interesi.

Fondi i pyetjeve është jo më i vogël se dhjetëfishi i pyetjeve që do të përmbajë testi përkatës. Fondi i pyetjeve për provimin e teorisë profesionale të integruar, për Maturën Shtetërore Profesionale të përgatitet me 4 teste alternative për drejtimet/ profilet dhe të përzgjidhet vetëm një test për provim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

QSHA-ja ngre grupet e punës, për hartimin e testeve të Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale, sipas kualifikimeve profesionale të cilat miratohen me udhëzim të posaçëm.

Përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve përfundimtare të provimeve të Maturës, do të bëhet përmes teknologjisë dixhitale, nga specialistë (PTP) të caktuar me urdhër të QSHA-së. Përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve do të bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të QSHA-së.

Të drejtën e përzgjedhjes dhe hartimit të testit përfundimtar të provimeve të Maturës (sesioni i parë dhe i dytë) e kanë vetëm PTP-të.

Specialistët e QSHA-së nuk kanë të drejtë të përzgjedhin, sugjerojnë, ndryshojnë testet e provimeve të maturës. Pas hartimit të testeve përfundimtare kryhet shumëfishimi dhe paketimi i testeve të maturës nga punonjësit e caktuar me urdhër të QSHA-së.

PLOTËSIMI I FORMULARËVE A1/A1Z 1

Plotësimi i formularit A1 nga maturantët e këtij viti shkollor bëhet në shkollat ku ata kryejnë arsimin e mesëm të lartë dhe arsimin e mesëm të lartë profesional. Plotësimi i formularit A1Z, nga maturantët e viteve të mëparshme (kandidatët), bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë.

Në rastin kur shkolla e mesme është mbyllur, Komisioni i Maturës Shtetërore cakton një shkollë të vetme, në të cilën kandidatët bëjnë plotësimin e formularit A1Z.

ME TE LEXUARAT