Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, Rrjolli rrethohet me tela me gjemba! Banorët thërrasin protestë të shtunën

Aktualitet

Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, Rrjolli rrethohet me tela me gjemba!

Biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj ka rrethuar me tela me gjemba kantierin ku po ndërton resortin ‘Blu Borgo’ në Velipojë.

Tokën e pretendojnë banorët e fshatit Rrjoll, që kanë protestuar dhjetëra herë që prej shkurtit të këtij viti kur nisi investimi.

Pamjet që po shihni  janë kapur nga banorët që denoncojnë rrethimin e paligjshëm. Për të kundërshtuar këtë zhvillim të papritur, ata kanë njoftuar protestë kombëtare të shtunën, 13 qershor në orën 11:00 në Rrjoll.

Kjo vjen në një kohë kur në Zvërnec, rrethimi me tela me gjemba u hoq pas dhunimit të një protestuesi nga një polici private e pankontraktuar nga investitorët, ndërsa mos reagimi i Policisë së Shtetit gjatë protestës së banorëve solli shkarkime e nisje të hetimeve.

Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, Rrjolli rrethohet me tela me gjemba!

ME TE LEXUARAT