Reshjet e shiut "shpëtojnë" vendin nga zjarret, ngelet vetëm një vatër aktive

Aktualitet

Reshjet e shiut "shpëtojnë" vendin nga zjarret, ngelet

Uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut kanë ndikuar në përshpejtimin e shuarjeve të zjarreve që kishin pushtuar zonat malore nga veriu në jug.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit janë  raportuar 20 vatra aktive nga të cilat janë fikur 19 prej tyre. I vetmi zjarr i pashuar është në fshatin Shetaj të Durrësit i cili vijon të jetë aktiv por me intensitet të ulët.

Njoftimi:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat:

në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;
në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;
tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;
në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;
në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;
në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;
në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;
në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;
në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;
në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;
në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;
në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;
në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Otllak, bashkia Berat;
në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;
në fshatin Kozare, Kuçovë;
në fshatin Momël, bashkia Kavajë;
në fshatin Floq, bashkia Fier;
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intesitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj. 

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit   çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

ME TE LEXUARAT