Reshjet e dendura të dëborës, mbyllet rruga e Arbrit

Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës, mbyllet rruga e Arbrit

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë rruga e Arbrit është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ky është vendi i autoriteteve për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Moti i keq ka bërë që Bypasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

“Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!”, thuhet në njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Rruga e Arbrit kalon në Qarkun e Tiranës, në njësinë administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.

ME TE LEXUARAT