Reshje të dendura bore në Malësinë e Madhe

Aktualitet

Reshje të dendura bore në Malësinë e Madhe

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në njësinë administrative të Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Për pasojë, lëvizja është e vështirë në Qafën e Bërdelecit, ndërsa në pikën turistike të Lëpushës, dëbora ka arritur në mbi 60 centimetër.

Raportohet se asnjë borëpastruese nuk është parë në zonë, duke sjellë bllokimin e kësaj pike turistike. Banorët thonë se gjatë 24 orëve të fundit ka patur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.TCH

ME TE LEXUARAT