"Reqi i Korçës më ofroi 100 mijë euro për helmimin e ...", flet polici i burgut të Drenovës: Më kërcënohet jeta

Aktualitet

"Reqi i Korçës më ofroi 100 mijë euro për

Emiljano Peleshko, ish-punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë bashkëpunoi me SPAK dhe zbuloi një tentativë për të helmuar në qeli të penduarin e drejtësisë Luftar Reci, që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në 2005.

Nga një vend i Bashkimit Europian ku ndodhet prej muajsh, ai tregon se Elton Goskova i njohur me nofkën Reqi i ofroi 100 mijë euro që të helmonte të penduarin, por ai refuzoi dhe trokiti në dyert e SPAK.

“Kam takuar Reqin në Korçë, i cili është për momentin në burg në Tiranë, duke me thënë Reqi, si mund ta heqim qafe atë malokun. Të ofrojmë 100 mijë euro që ta helmosh. 10 mijë ti japim ne dorë, 90 kur të mbarosh punë.”, theksoi Peleshko.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por ndërsa priste të merrej në mbrojtje, kjo mundësi atij nuk iu afrua, por u la në mëshirë të fatit….

“Mbrojtje nuk më kanë dhënë. E kam kontaktuar oficerin e SPAK, kam komunikuar me mesazhe. Me kanë thënë që emri nuk do të nxirrej. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por ai kthente përgjigje dhe më thoshte, mos ki frikë se nuk të vret njeri.”, pohoi Peleshko.

Ai kontaktoi me News 24 përmes skype, nga vendi, ku ndodhet aktualisht dhe ka kërkuar azil, me argumentin se jeta e tij në Shqipëri është e rrezikuar, por kërkesa i është refuzuar, pasi policia shqiptare ka garantuar përmes një shkrese se vendi unë është i sigurt. Gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Kërkoj nga shteti shqiptar që për bashkëpunimin që kam bërë unë, nëse nuk më mbron dot në vendin tim, lë të bëjnë veprimet e tyre dhe të më çojnë ku të duan ata”, tha Emiljano Peleshko.

Për vrasjen e Vajdin Lamaj SPAK akuzon Emiljanoi Shullazin, Viktor Imerin, Indrit Rusin, ndërsa për ekzekutimin e Klodian Saliut nen akuzë janë Luzlim Berisha e Plarent Dervishaj./News24

ME TE LEXUARAT