Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Lushnje, shkon në tetë numri i të plagosurve

Aktualitet

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Lushnje, shkon në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një fabrikë në Lushnje.

Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i Plastmasit ku gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur disa të tjerë.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se numri i personave të plagosur ka shkuar në 8, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Ky i fundit mësohet se është futur në sallën e operacionit dhe raportohet në gjendje të rëndë.

ME TE LEXUARAT