RENDITJA/ Atentatet terrorizojnë vendin, ja ku radhitet Shqipëria për nivelin e kriminalitetit në rajon

Aktualitet

RENDITJA/ Atentatet terrorizojnë vendin, ja ku radhitet Shqipëria

Shqipëria është mbëthyer nga ngjarjet kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në vendet e para të listës së vendeve të rajonit në lidhje me kriminalitetin.

Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para.

Vendi ynë ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para e ka 47.97. Ndërkohë, Italia që renditet pas nesh ka një indeks kriminaliteti 46.24, ndërsa shtetet e tjera renditen më poshtë duke patur një indeks shumë më të ulet se ne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur. Më i fundit ishte atentati i paradites së sotme në aksin Vlorë-Levan ku mbetën të vdekur Hakim Xhezo dhe Shpati lena.

Renditja për nivelin e kriminalitetit:

Greqia 

Shqipëria

Italia

Malta

Kosova

Bosnja

Maqedonia e Veriut

Mali i Zi

Serbia

Kroacia

Sllovenia

ME TE LEXUARAT