Rama në Lezhë: Procesi i rindërtimit do kohë, por 70% e punës është bërë

Aktualitet

Rama në Lezhë: Procesi i rindërtimit do kohë, por 70% e

Rindërtimi është një tjetër pikë e diskutuar gjatë nga kryeministri Edi Rama në Lezhë, në takimin e tij me qytetarët. Ai tha se që në momentin kur ka nisur puna, të paktën 60-70% është përfunduar, ndërsa thekson se ky është një process që kërkon kohë.

 “Kur them për të ndërtuar një pallat, në momentin që ideja kthehet në një projekt. Shumë kush i komenton punë tona duke konsideruar fillimin e punimeve kur sheh në facebook eskavatorët. Por kur dalin eskavatorët është bërë 60-70% e punës. Procesin e rindërtimit ne kemi pasi një volum pune të padukshme. Deri tani unë nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmeti falas për të dëmtuarit, nga Italia në Turqi.

Të gjitha bazohen tek kontributi i të dëmtuarve, sado absurde të duket është kështu. Familjet që marrin shtëpi pas tërmeti marrin një kredi të bute, ku shteti jep një kontribut financiar por apartamente falas dhe shtëpi falas jo. Ne po bëjmë që ta marrin shtëpinë falas, dhe e kemi kthyer në një program strehimi. Kudo që ka pasur një kulm, dhe kishte disa kurorë, ne u kemi dhënë secilëve nga një shtëpi. I them këto për t'u thënë se duhet punë akoma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po u them që procesi është i pandalëshëm. Ka filluar lëvrimi i shtëpive individuale, por unë besoj se nuk do të prisni kaq sa keni pritur. Dhe banorët e pallatit tuaj së shpejti do të jenë në një pallat të ri, i cili do të jetë më i fortë dhe më i bukur”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT