Rama i bën ftesë Luljeta Bozos për të kandiduar si deputete e PS-së në zgjedhjet e ardhshme

Politikë

Rama i bën ftesë Luljeta Bozos për të kandiduar si deputete

TIRANË- Pas drejtoreshës së Infektivit, Najada Çomo mësohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar që të jetë pjesë e listës së deputetëve të PS-së, edhe inxhinieren Luljeta Bozo. Prezantimi pritet të bëhet ditën e sotme nga Rama në prezantimin e planit për Rindërtimit.

Luljeta Bozo ka qenë një nga figurat më kryesore kur vendi ynë u përball me tërmetin e 26 nëntorit. Bozo ka rreth 54 vite punë, dhe sot është një nga emrat më të vlerësuar akademikë.

Në vitin 2001 ajo e vlerësua nga Universiteti i Biografive në Cambridge si gruaja ndërkombëtare e vitit, si një nga gratë shkencëtare më të mira. Në karrierën si akademike numëron 35 libra të botuar teksa ka udhëhequr 12 doktorë shkencash e qindra studentë të tjerë të diplomuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, Rama prezantoi Najada Çomon, e ndërsa njoftoi se listën e PS-së në Tiranë do e kryesojë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndërkohë, Vasilika Hysi zgjodhi të largohej nga PS-ja pas 12 viteve për të mos kandiduar më për deputete ne 25 prill.

ME TE LEXUARAT