Rama “dush të ftohtë” deputetit në Asamble: Bën takime me 5 vetë dhe e raporton sikur ishin 15
Krahas llogaridhënies rigoroze Asambleja Socialiste prodhoi edhe batuta ku protagonist ishte kryesocialisti Edi Rama.
Teksa serioziteti diskutimeve ishte në kulmin e vet mbase edhe për ta çtensionuar situatën Edi Rama ka bërë një ndërhyrje pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj.
Rama me një ironi therëse e cila ishte edhe një mesazh në fakt, për punën e PS në qarkun e Vlorës ku është zgjedhur deputet, i ka tërhequr vëmendjen Tahirajt.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS” ka thënë Edi Rama.
Kaq është dashur që kjo batutë e Ramës të prodhojë të qeshura në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në atë që mund të konsiderohet “një provim” me notë jo plotësisht kaluese ndaj performancës të Organizatave Socialiste në bazë.