Rama dhe Çuçi e dinë fatin e Ervis Martinajt, si u zbulua gjithçka

Aktualitet

Rama dhe Çuçi e dinë fatin e Ervis Martinajt, si u zbulua

Duket se institucionet shtetërore e dinë tashmë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn edhe pse deri më tani nuk kanë dalë me një version zyrtar mbi fatin e tij.

Tre deklarata të bëra gjatë 24 orëve të fundit nga krerët e shtetit konfirmojnë pikërisht faktin se tashmë është e qartë se çfarë ka ndodhur me “mbretin e lojërave të fatit”.

Të treja këto deklarata janë në të njëjtën linjë mendimi dhe qëndrimi me njëra-tjetrën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

I pari ishte Rama, i cili ndër të tjera tha: “Policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione por duhet të bazohet në prova. Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova.

Policia ka shumë më tepër se sa ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar dhe të bazuar në fakt.

Me të njëjtën gjuhë foli dje edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili po ashtu konfirmoi se ka zhvillime. Çuçi tha: “Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa pasur prova”.

Po ashtu, edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku konfirmoi se ka zhvillime mbi Martinajt duke përsëritur fjalinë kyçe “do të flasim me fakte”.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”.

Në të trija rastet, mesazhi është i njëjtë dhe i koordinuar, ç’ka tregon se krerët e shtetit e dinë tashmë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn. Mbetet mister fakti se kur do të dilet me një qendrim zyrtar për t’i prerë rrugën edhe spekulimeve./abcnews

ME TE LEXUARAT