Ra nga lartësia në Itali, vogëlushi shqiptar nuk u mbijeton plagëve

Aktualitet

Ra nga lartësia në Itali, vogëlushi shqiptar nuk u mbijeton

2-vjeçari shqiptar që ra nga lartësia pak ditë më parë në Itali, ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur është bërë me dije se nga mediat italiane, të cilat shkruajnë për tragjedinë e shënuar në familjen shqiptare. I mituri shqiptar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

I moshuari ka shkuar në kuzhinë dhe nga ky shpërqëndrim i gjyshit, i vogli është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Më pas duke tentuar të shohë poshtë, ka rënë nga dritarja.

ME TE LEXUARAT