Qytetari me Covid thyen karantinën, shkon te Infektivi për babanë e shtruar: Kam vigonin në krah...

Aktualitet

Qytetari me Covid thyen karantinën, shkon te Infektivi për babanë

Një qytetar i infektuar me koronavirus nuk e ka respektuar karantinën, por ka shkuar për të pyetur për babanë e shtruar në spitalin Infektiv.Ai shprehet për Ora Neës se i ati ka disa ditë i shtruar në spital, por asnjë nga mjekët nuke  ka telefonuar familjen për t’i dhënë informacion.

“Shiko si e mbaj krahun se kam vigonin. Në shtëpi na kanë dalë tre përnjëherë, motra ime, babai dhe unë. Unë duhet të jem i izoluar në dhomë, por kush të vijë, duke ndjekur dhe shiko çfarë bëhet! Po pa e ndjekur”, thotë ai.

Në praninë e medias, koordinatorja e spitalit u interesua dhe u dha informacion të afërmve për gjendjen e pacientit të shturuar në spital, por sërish qytetari nuk ngeli i kënaqur.

“Ku e ka telefonin, nuk është në gjendje as të flasë tani. Ne nuk e sollëm aq keq sa të mos flasë dot”, tha ai para kameras, por më pas u largua për në banesën e tij.

ME TE LEXUARAT