“Qumështin e shesim më lirë se uji”, blegtorë protestë në Jorgucat

Aktualitet

“Qumështin e shesim më lirë se uji”, blegtorë

Këtë të enjte për mungesë të subvencioneve, blektorët e Gjirokastrës, Fierit dhe të Vlorës janë bërë bashkë në fshatin Jorguçat, bashkia Dropull.

Në fjalën e tyre për mediat blektorët shprehen se ato e shesin qumështin më lirë se uji, ndërkohë që është dyfishuar çmimi për ushqimin e bagëtive.

“Çmimi i qumështit që shesim është më i lirë se uji, ndërsa është dyfishuar çmimi i ushqimit për blegtorinë”, shprehen fermerët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ato kërkojnë takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për ta informuar nga afër në lidhje me situatën në të cilën ato ndodhen.

“Nëse nuk marrim subvencione do të përshkallëzojmë protestën , do të shesim tufat dhe do ikim në emigracion”, kanë thënë ato.

ME TE LEXUARAT