Qeveria miraton rregullat e reja për administratën, punonjësit mund ta nisin punën më vonë, ja ndryshimet për lejen vjetore

Aktualitet

Qeveria miraton rregullat e reja për administratën, punonjësit

Qeveria ka miratuar ndryshime në rregullat e administratës. Tashmë bëhet aktiv koncepti i orëve fleksibël të punës, ku punonjësit mund ta nisin punën më vonë.

Bëhet me dije se administrata do të jetë në zyrë, në fashën orare nga ora 9:30 në orën 15:30. Ndërkohë që pushimet vjetore tashmë llogariten në 22 ditë, pra shtohen 2 ditë.

“Kjo është një inicativë që e kemi në kuadër të rienergjizimit të administratës publike. Kemi injektuar elementë të fleksibiliteteit në punë, mbi të gjitha për të garantuar që Administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës. Në kuadër të kësaj, për herë të parë parashikohet koncepti i orëve fleksibël të punës, me qëllim optimizimin e procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore, por edhe për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të këtij vendimi parashkohet shprehimisht që ndërkohë kohëzgjatja e ditore mbetet e plotë, nga e hënë në të enjtë, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin të nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më herët, ose ta nisin më vonë dhe të përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit të jenë prezent në zyrë, nga një fashë orarë 9:30 deri 15:30, nga e hëna në të enjte dhe 9:30 deri 13:00 ditën e premte,” tha ministrja.

Adea Pirdeni deklaroi se me ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e administratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike, është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë eksta pushim për të gjithë punonjësit.

“Po ashtu në ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e adinistratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike, është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune, ku janë shtuar edhe 2 ditë eksta pushim për të gjithë punonjësit,” përfundoi Pirdeni.

ME TE LEXUARAT