Publikohet Harta/ Temperatura ekstreme, ja qytetet që rrezikohen nga zjarret në Shqipëri

Aktualitet

Publikohet Harta/ Temperatura ekstreme, ja qytetet që rrezikohen nga

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rreziqe për zjarre në disa qarqe si pasojë e temperaturave shumë të larta. Sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “i lartë” për zjarre në qarqet Kukës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”.

Po sipas IGJEUM, në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm ne zona te lokalizuara, konkretisht: Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. “Rreziku pritet te jete me i larte gjate dites se sotme” thuhet në njoftim.

Nesër priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 35 °C
në vendet e ulëta: 21 / 38 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

ME TE LEXUARAT