Pse u takua McGonigal me Ramën? Ish- e dashura e zyrtarit të FBI jep detaje
Hetimet ne SHBA ndaj ish agjentit te FBI MC Gonigal jane bere shkak per nje debat te forte ne Shqiperi, pasi u mesua se ai ishte takuar disa here me kryeministrin Edi Rama ne Tirane dhe ne Uashington.
Nje person kyc ne kete histori, duket se ka qene edhe ish e dashura e agjentit Charles Mcgonigal.
Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë dhe ish-të dashurit të saj, tashmë të arrestuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq.
Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë.
Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.