Prokuroria pushon çështjen për Lear Kurtin: Ka vdekur nga mbidoza e drogës
Prokuroria ka pushuar çështjen për vdekjen e Lear Kurtit, duke dalë në përfundimin se efektivët e policisë të cilët bënë shoqërimin e tij në komisariat, nuk kanë kryer shkelje.
Kujtojmë se në aktekspertizën për Kurtin, rezultoi se ai kishte vdekur nga mbidoza, pasi gëlltiti qesen me kokainë.
Pjesë nga akti i ekspertimit:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:
Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.
Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”.