Projekti i BE/ Shqipëria përfiton 2.3 milion euro. Ja për cfarë do të përdoren

Aktualitet

Projekti i BE/ Shqipëria përfiton 2.3 milion euro. Ja për

Shqipëria përfiton 2.3 milion euro ndihmë për nxënësit nuk shohin e nuk dëgjojnë. Projekti parashikon trajnimin qindra arsimtarëve për mësimin gjithëpërfshirës.

Mësim gjithpërfshirës synon të ofrojnë Bashkimi Europian dhe Ministria e Arsimit për nxënësit që nuk dëgjojnë e nuk shikojnë.   

Në prezantimin e projektit të posaçëm, ministrja Kushi tha se programi do të jetë i orientuar te teknologjia.   

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurrikulat e reja dhe trajnimi i mësuesve janë ndër pikat kryesore të kësaj nisme.

"Do të japë kontribut jo vetëm në përmirësimin e kurrikulave por do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe për trajnimin e mësuesve.

Arsyeja kryesore pse po e ndryshojmë ligjin është kthimi i shkollave speciale dhe këtyre dy instituteve në qendra burimore."

Fillimisht do të trajnohen 250 mësues, të cilët do të punojnë me kolegë të tjerë në të gjithë Shqipërinë.

"Do formohet një grup mësuesish që më pas do të trajnojnë mësuesit e tjerë.Kontribut i rëndësishëm i projektit do të jetë dhe pasurimi i kabineteve të punonjësve psiko-social."

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, tha se 2.3 mln euro janë akorduar për këtë program.

"130 mijë nxënës do të përfitojnë nga këto programe për arsimin. Ne po investojmë 2.3 mln euro në këtë program, është i dyti më i madhi në fushën e arsimit pas programit "BE për shkollat".

Këto  shkolla do të funksionojnë sipas standardeve të BE dhe do të ofrojnë mundësi më të mira për arsimin më të mirë të këtyre fëmijëve.

Ne po japim 70 mln euro për të mbështetur qeverinë shqiptare për të zgjeruar mbrojtjen sociale dhe arsimimin."

Në Shqipëri janë 7 shkolla speciale dhe 2 institute për nxënësit që nuk shohin dhe dëgjojnë, e për ta  premtohet mbështetje jo vetëm nga qeveria shqiptare por edhe nga BE.

ME TE LEXUARAT