Pritet përkeqësim i motit, Drejtoria Detare thirrje mjeteve lundruese: Kujdes...!

Aktualitet

Pritet përkeqësim i motit, Drejtoria Detare thirrje mjeteve lundruese:

Drejtoria Detare Vlorë u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit të tregojnë kujdes, bazuar ne parashikimin e sinoptikanëve sa i përket kushteve meteorologjike që na presin orët në vijim.

Përmes njoftimit, drejtoria Detare Vlorë thekson se gjatë ditës së nesëmme pritet përkeqësim i motit, çka do të bëjë që valëzimi në det të jetë i fortë dhe dallgët të arrijnë deri nga 1.00 deri 1.50 metra

Njoftimi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10.09.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 09-10.09.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 DATË 09.09.2024 TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 10.09.2024.

ME TE LEXUARAT