“Porositësi i kokainës nga Tirana”/ Dëshmia e pronarit të furgonit: E kisha për herë të parë

Aktualitet

“Porositësi i kokainës nga Tirana”/ Dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e dhënë për grupin hetimor e Arjan Doçit, pronarit të furgonit brenda së cilit ishin fshehur 7 pakot me kokainë me peshë totale 7 kg e 300 gr, e cila u kap në Portin e Durrësit.

Mësohet se ai ka deklaruar se drogën ia kishte marrë një personi në Tiranë, teksa pretendon se nuk e njeh as personin që ia dha dhe as personin që do e priste kokainën në Angli.

Ndërkohë, ai ka pretenduar se djalin e tezes, Mentor Çunin, e kishte marrë si punëtor dhe nuk ka patur aspak dijeni për dorgën e fshehur poshtë sediljes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kokainën ma dha një person në Tiranë që nuk u identifikua. Pagoi paratë për transportin dhe më dha koordinatat se ku do ta çoja. Atje më tha se më priste një person që do më gjente paratë. Këtë intenerar kemi disa vite që e bëjmë, por kjo është hera e parë që mora përsipër të transportoja drogë.

Pasi e ngarkuam në Tiranë, mora kushëririn (djalin e tezes) me vete për të më ndihmuar gjatë rrugës. Fillimisht do shkarkonim disa pako në Itali, gjëra që familjarët u kishin dërguar të afërmve të tyre dhe më pas do vijonim udhëtimin drejt Anglisë.

Sa i përket drogës, nuk ua di emrat as atij që ma dha dhe as atij që e priste. Vetëm koordinatat. Thjesht mora përsipër ta transportoja. Me shpresën se nuk do më kapnin gjatë rrugës. Mentori s’ka lidhje fare pasi është thjesht punëtor dhe s’kishte dijeni për kokainën“, ka deklaruar ndër të tjera para hetuesve të policisë Arjan Doçi.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar telefonat celularë të të dy personave të arrestuar dhe po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të kokainës.

ME TE LEXUARAT