Policia publikon VIDEO-n e deportimit nga Dubai të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt

Aktualitet

Policia publikon VIDEO-n e deportimit nga Dubai të Plarent Dervishajt dhe

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me deportimin nga Emiratete e Bashkuara Arabe të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, teksa ka publikuar edhe pamjet e mbërritjes së tyre në aeroportin e Rinasit.

Ata ishin strehuar prej vitesh në Dubai për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare, teksa siç shihet edhe në videon e mëposhtme shfaqen me pantallona të shkurtëra dhe me shapka.

Plarent Dervishajt dhe Julian Meçaj konsiderohen si dy persona me rrezikshmëri shoqërore të botës së krimit në vendion tonë, teksa GJKKO iu ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më konkretisht, Plarent Dervishaj akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 26 shkurt të vitit 2005 në Durrës, ku në bashkëpunim me Indrit Taullaun, Lulzim Berishën dhe Luftar Reçin dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri Klodian Saliun.

ME TE LEXUARAT