Policia në aksion, vë në pranga 5 shtetas të akuzuar për vepra të ndryshe

Aktualitet

Policia në aksion, vë në pranga 5 shtetas të akuzuar

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga 5 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 24-vjeçar, pasi iu gjet në makinë kanabis. I riu u arrestua në flagrancë, pas një kotrolli të befasishëm. Në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar, i akuuzar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

I arrestuari tjetër është 45-vjeçari, i dënuar edhe më parë për dhunë në familje. Shkaku se ishte pa leje drejtimi, vuri në pranga 31-vjeçarin, ndërsa një 40-vjeçar u konstatua se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

“Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, punonjësit e policisë të Forcës së Posacme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në rrugën "Abedin Çiçi" i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; R. H., 40 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.39 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT