Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ e javës: 145 të arrestuar, 318 në hetim/ Ja operacionet e zhvilluara
Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ një javor, ku njofton se janë arrestuar 145 persona, 318 të tjerë janë vënë nën hetim, ndërsa 25 persona janë shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, dy ngjarje kriminale të parandaluara në Tepelenë dhe në Kurbin, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm të strukturave të Policisë. Ndërsa, falë punës së mirëfilltë hetimore nga strukturat e DVP Shkodër u zbardh plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit, e ndodhur në Pukë, më 28.09.2022.
Në fushën e narkotikëve janë finalizuar edhe 10 operacione të tjera policore. Janë sekuestruar rreth 71.4 kg kanabis, sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, pako me kanabis në formë çokollate, 1088 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, Policia e Shtetit ka goditur edhe tre raste ndaj krimeve ekonomike. 3 operacione policore të finalizuara në Port Vlorë, Tiranë dhe Dibër, për evidentimin dhe goditjen e kontrabandës. Janë sekuestruar sasi nafte, vere dhe steka paketash me cigare.
Ndërkohë nga Policia Rrugore janë pezulluar në total 486 leje drejtimi, nga të cilat: 370 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Përsa i përket Policisë Kufitare, në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 16 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.