Policia aksion në Kukës, nën hetim 10 biznesmenë, rrezikojnë deri në 8 vite burg
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2021, 19:35
Aktualitet
Policia e Kukësit po zhvillon një operacion në bar-kafe dhe restorante të paregjistruara në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar.
Lajmi bëhet i ditur nga burime, e cila thekson se gjatë aksionit janë proceduar penalisht 10 biznesmenë, të cilët kanë rezultuar duke punuar në paligjshmëri.
Personat e proceduar po hetohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Ata rrezikojnë deri në tetë vite burg.