Polici në Tiranë rrëzohet nga biçikleta dhe dëmtohet, transportohet në spital

Aktualitet

Polici në Tiranë rrëzohet nga biçikleta dhe dëmtohet,
Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “21 Dhjetori” në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka rënë nga biçikletë dhe për pasojë është transportuar në spital.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin me inicialet H.H., i cili tashmë ndodhet në spitali Nënë Tereza ku edhe po merr trajtim mjekësor.

NJOFTIMI:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT