Po shtronte asfaltin, mjeti rrëshqet dhe merr përpara një makinë

Aktualitet

Po shtronte asfaltin, mjeti rrëshqet dhe merr përpara një

Një aksident është shënuar pak më parë në Sarandë kur një nga mjetet që shërben për shtrimin e asfaltit në aksin e ri “Lagjia nr.1 Lëkurës – Kanali i Cukës”.

Konkretisht një Rul, ka humbur kontrollin dhe me shpejtësi është lëshuar në një dishezë duke goditur një automjet në ecje në aksin “Turizëm – Kanali i Cukës”.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti jo vetëm është dëmtuar por është kthyer 90 gradë në mes të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Fatmirësisht Rulit i ka prerë rrugën mjeti, pasi mund të shkaktonte dëme në njerëz nëse do vazhdonte më tej.

Policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.

 

ME TE LEXUARAT