Po dërgonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari, dyshohet se…
Lajmifundit
/
6 Dhjetor 2023, 12:17
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në afërsi të “21 Dhjetorit” ku shtetasi D.S, 50 vjeç ka ndërruar jetë teksa po dërgonte fëmijën në çerdhe. Dyshohet se 50-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.12.2023, në afërsi të "21 Dhjetorit", duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.