PLAS në konferencë! Rama debaton me gazetaren e huaj: “Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar...

Gjatë konferencës me gazetarët nga vendet e Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama ka pasur një shkëmbim të ashpër me një prej korrespondenteve të huaja.
Ndërsa gazetarja po tentonte të formulonte pyetjen e saj duke u nisur nga opinionet e qytetarëve, kryeministri e ka ndërprerë menjëherë fjalën e saj.
“Doja të pyesja sepse dje kam pyetur disa njerëz në rrugë…” nisi pyetjen gazetarja.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, i cili ka refuzuar të komentojë zërat apo pretendimet e mbledhura nga qytetarët në terren.
“Po flisni me mua, nuk është me interes për mua çfarë keni dëgjuar në rrugë. Po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, unë nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse përfaqësoj këtë vend, njerëzit që më kanë zgjedhur të jem këtu.
Nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte të vërtetoni se po them diçka jo të drejtë? Më tregoni, më sfidoni!” deklaroi Rama.


