Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe në polici, Rrumbullaku jep detajet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një deklaratë për mediat ku foli për vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Rrumbullaku bëri me dije ndër të tjera se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe do të vihen në dispozicion para gjykatës.
Rrumbullaku konfirmoi gjithashtu edhe lajmet për ekstradimin e Lulzim Berishës dhe njoftoi se pritet edhe ekstradimi i Fabio Ballabanit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vërë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në polici për vënien në dispozicion para gjykatws. Ju komnfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi (Lulzim Berisha) dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.