Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin në këmbë, përfundon në spital
Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një plumb qorr ka kapur në këmbë një banor në fshatin Guci.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.