Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital 55-vjeçari

Aktualitet

Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç.

I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT