Plagosja e dy vëllezërve në Burrel, zbardhet dinamika e ngjarjes, ja si nisi konflikti
Lajmifundit
/
29 Janar 2023, 19:04
Aktualitet
Është zbardhur dinamika e ngjarjes në Burrel, ku Gerald Buci, plagosi me thikë dy vëllezërit Ardit dhe Kristi Hysa.
Mësohet se përplasja mes palëve ka ardhur si pasojë e një parakalimi të automjeteve, gjë e cila ka sjellë konflikt për të degraduar më pas në përdorimin e thikës.
Për shkak të goditjeve të shumta në trup njëri prej vëllezërve u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.