Plagoset rëndë shqiptari në Greqi, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një pemë ulliri
Lajmifundit
/
15 Korrik 2024, 09:15
Aktualitet
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.
Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.