Konflikt në berberhane, i riu plagoset me thikë në Pogradec
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pogradec në një berberanë në lagjen Numër. 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rruga Rinia.
Një shtetas me inicialet S. S, është shpallur në kërkim. Sipas deklaratës së policisë, i riu ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.
Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23 vjeçarin N. A i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me fraktura në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fill pas goditjes agresori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.
Ndërkohë po mbrëmjen e sotme tek zona e ish-farmacisë në Pogradec ka ndodhur një tjetër konflikt mes disa personave duke u përplasur fizikisht 2 prej tyre janë shoqëruar në komisariat.