U pezullua për aksidentin e djalit të Tom Dhoshit, reagon avokati i shefit të Qarkullimit në Lezhë

Aktualitet

Avokati i Shefit te qarkullimit te Lezhes, Ismet Sula, i cili eshte pezulluar nga detyra me akuzen e veprimit te paligjshem pas nje aksidenti ku eshte perfshire djali i Tom Doshit, ka hedhur poshte akuzat. 
"Veprimi i lenies se mjetit ne ruajtje eshte ligjor, e njejta mase eshte marre per te dy drejtuesit e mjeteve", beri te ditur avokati i Ismet Sules, ne nje komunikim me redaksine e Lajmifundit.al.

Ai tha se ka marre informacion mbi rrethanat e ngjarjes ne rruge zyrtare dhe se i mohon akuzat plotesisht, pasi te gjitha veprimet proceduriale i ka bere duke komunikuar me
Prokurorin e gatshem prane Prokurorise Lezhe.

Sipas avokatit, akuza se pse nuk e ke derguar mjetin ne Pike bllokimi eshte e pa bazuar ne ligj.

Pezullohet shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, favorizoi djalin e Tom Doshit në aksidentin ku ishte fajtor

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U pezullua për aksidentin e djalit të Tom Dhoshit, reagon avokati i

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, e cila ka nisur hetimet në lidhje me një aksident të ndodhur pak javë më parë në superstran Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku sipas burimeve është përfshirë në aksident djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi.

Teksa po lëvizte me makinë, ai ka përplasur një automjet ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për "shpërdorim detyre".

Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, prokuroria po heton edhe drejtuesit e policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit.

Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do ti kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

 

ME TE LEXUARAT